Ndahet nga jeta zyrtari korrektues i Dubravës

Është ndarë nga jeta zyrtari korrektues i Qendrës Korrektuese të Dubravës, Sejdi Morina. Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili ka shprehur ngushëllime për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë njohur të ndjerin.

Në telegramin e ngushëllimit, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e Morinës gjatë shërbimit të tij.

“Morina ishte një model përkushtimi dhe integriteti, i cili la gjurmë të pashlyeshme në mesin tonë. Humbja e tij lë një zbrazëti të madhe jo vetëm në familjen tuaj, por edhe në institucionin tonë!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

LDK-ja vendos për Abdixhikun!

Në Kuvendin e LDK-së ka nisur votimi për shkarkimin e kryetarit të këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku.

Për këtë do të vendosin rreth 330 nga 355 sa ka gjithsej delegatë, përcjell RTV21.

Kujtojmë se në Kuvendin e 31 janarit 2026 pjesëmarrja e delegatëve ishte 303, ndërsa në këtë Kuvend po marrin pjesë 24 delegatë më shumë.

Krasniqi sfidon Kurtin: Me cilin projekt po mbahesh mend?

Dardan Krasniqi nga AAK-ja në ”Click” të RTV21 ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit, duke ngritur pyetje se me cilat projekte do të mbahet mend kryeministri aktual.

Krasniqi tha se në të kaluarën kishte kritikuar edhe ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, për punën e tij, ndërsa sot të njëjtën pyetje ia drejton kryeministrit Kurti.

“Unë kam qenë kritiku më i madh, i kam thënë Shpend Ahmetit: me cilin projekt do të mbahesh mend? Ai tash po mbahet mend për projektin e korrupsionit. Sot po i them Albin Kurtit: për cilin projekt po mbahesh mend?”, deklaroi Krasniqi.

Ai më tej tha se shoqëria ka nevojë për një reflektim dhe ndryshim të qasjes politike.

“Duhet me u ngjallë si shoqëri”, ka shtuar Krasniqi.

Haga merr një vendim për Thaçin

Gjykata e Hagës ka treguar se deri me datën 14 shtator synojnë që të përfundojnë procesin e deklaratave përmbyllëse në rastin e dytë ku akuzohet Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Hajredin Kuçiq, Isni Kilaj e Fadil Fazliu.

Deklarimet përmbyllëse të plaëve Haga synon që të realizohen në datat 10, 11 dhe 14 shtator.

Kjo do të varet nga ajo se si do të ecë dëshmia e Bashkim Smakajt e ckatuar për datat 17,18 dhe 19 gusht.

Haxhiu nga gërmimet në Zubin Potok: Ne po i kërkojmë të zhdukurit, Vuçiq vazhdon t’i mohojë krimet

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu e ka vizituar të enjten lokacionin në fshatin Kalludër i Vogël në Zubin Potok, ku po zhvillohen gërmime në kuadër të dyshimeve për një varrezë masive nga lufta e fundit në Kosovë.

Haxhiu ka thënë se mbetjet e gjetura në këtë zonë janë konfirmuar me prejardhje njerëzore, ndërsa ka kërkuar që të ruhet integriteti i hetimeve dhe të respektohen familjet e personave të zhdukur.

“Tash ajo çfarë është konfirmuar është që mbetjet janë me prejardhje njerëzore. Tani duhet të presim punën e institucioneve kompetente për ekzaminime dhe për identifikim. Ajo çfarë është e rëndësishme ta theksoj është që secili nga ne, institucionet e Republikës së Kosovës përfshirë këtu edhe mediat, duhet të kujdesemi që ta ruajmë integritetin e hetimeve, sepse kjo është një çështje shumë e ndjeshme, e po ashtu të kemi konsideratë për familjet që presin informacione se çfarë po ndodh në këtë terren”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka akuzuar udhëheqjen e shtetit të Serbisë për fshehje të krimeve të luftës, përfshirë edhe trupat e shqiptarëve të vrarë.

“Ajo çfarë duhet të theksoj po ashtu është që personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, pra gjatë luftës së fundit në Kosovë, janë plaga më e madhe me të cilën po përballemi edhe sot. Pra përkundër faktit që kanë kaluar mbi 24 vite nga periudha e luftës, ne përballemi me pasojat e asaj lufte. Për sa kohë këtu po bëhet përpjekje maksimale për të kuptuar se ku janë personat e zhdukur me dhunë, vazhdojmë të përballemi me gjuhë urrejtjeje, me retorika shoviniste, me mohim të krimeve e po ashtu me pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës nga krerët e institucioneve në Serbi, qoftë këtu nga Vuçiq, qoftë këtu nga Bërnabiq. Pra, nuk mund të ketë paqe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për sa kohë kemi varreza të fshehura, për sa kohë kemi arkiva të mbyllura dhe për sa kohë kemi mohim të së vërtetës nga ana e Serbisë. Në këtë rast bëj thirrje po ashtu nga partnerët ndërkombëtarë që t’i bëjnë presion Serbisë që t’i hapë arkivat”, ka thënë ajo.

Sipas dyshimeve të deritanishme, te zona ku do të bëhen gërmimet dyshohet se mund të gjendet një varrezë masive me trupat e civilëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës.

Rasti më i madh është ai i humbjes pa gjurmë të një grupi prej 23 burrash, që njihet si “Grupi I Intelektualëve”, shumica prej të cilëve nga Mitrovica.

Ata u ndaluan më 19 prill nga forcat serbe në këtë zonë derisa po largoheshin në Malin e Zi, dhe më nuk u gjet gjurmë e tyre.

Nëna me dy fëmijë vďes pas sħpërthimit të bombolës së gazit, vikťimat varrosen sot

Një tragjedi ndodhi dje në Shkodër ku mbetën të vdekur një nënë 24 vjeçare bashkë me dy fëmijët e saj të moshave 3 dhe 1 vjeç.

Viktimat do të varrosen sot në varrezat e Domnit në orën 15:00.

Sipas raportimeve të mediave shqiptare familja ishte kthyer për të rinovuar një banesë e cila ishte e pabanueshme.

Bashkëshorti i të ndjerës së bashku me vjehrrin e saj në momentin kritik kishin shkuar në dyqan në afërësi të vendit të ngjarjes.

Dyshohet se shkaku i zjarrit ishte shpërthimi i një bombole gazi.

Paralajmërimi i Hotit në ditën e kuvendit ku do të vendoset fati i Abdixhikut

E enjtja, 30 korrik, konsiderohet “Dita D” për të ardhmen politike të LDK-së, pasi Kuvendi i Jashtëzakonshëm i partisë pritet të marrë vendime vendimtare për rrugën përpara.

Para nisjes së punimeve të kuvendit, ish-kryeministri Avdullah Hoti paralajmëroi se pas kuvendit të jashtëzakonshëm, LDK-ja do të rikthehet forcë kryesore politike në Kosovë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike tha se të gjithë do t’i nënshtrohen vendimeve të kuvendit.

“Nga ky Kuvend do të dalim më të fortë për ta kthyer LDK-në si forcën kryesore politike në Kosovë”, tha Hoti. “Vetëm një LDK e fortë mund t’i shërbejë Kosovës. Një LDK e dobët është në interes vetëm të kundërshtarëve politikë, që duan një skenë politike pa alternativë”.

“Kuvendi do të zhvillohet në frymë demokratike, të debatit të hapur e të respektit të secilit për secilin. Në këtë Kuvend fitues do të jetë LDK-ja. Sepse Kuvendi nuk është kundër askujt. Kuvendi është thirrur për të diskutuar dhe vendosur për të ardhmen e LDK-së”, deklaroi ai.

Sipas Hotit, anëtarësia dhe struktura e LDK-së do të dalë e unifikuar pas kuvendit.

“Vullnetit të Kuvendit do t’i nënshtrohemi të gjithë, pa përjashtim. Nga Kuvendi do të dalim të bashkuar për të ardhmen e LDK-së dhe të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së do të fillojë sot në orën 18:00.

Dyshohet se bômbola e gazit u bë shkak për vďekjen e nënës dhe dy fëmijëve

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Domen të Postribës në Shkodër, ku një 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj kanë humbur jetën pas një zjarri që përfshiu banesën e tyre.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një bombol gazi dhe dyshohet se një defekt apo shpërthimi i saj mund të ketë qenë shkaku i zjarrit fatal.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:10, ndërsa pas alarmit kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse.

Pavarësisht përpjekjeve për shuarjen e flakëve, nëna e re dhe dy fëmijët e saj nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të tragjedisë dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit.

Bashkëshorti i presidentes e quan “vr’asës” Përparim Ramën

Alban Krasniqi, bashkëshorti i u.d. presidentes Albulena Haxhiu, e ka quajtur “vrasës” kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Të martën në mëngjes, Rama ka publikuar në Facebook një fotografi nga shtrimi i asfaltit në Rrugën A.

“Mirëmëngjesi nga rruga ‘A’ 🚧 Shtresa e dytë e asfaltimit!” ka shkruar Rama në Facebook.

Ndërsa në hapësirën e komenteve ka shkruar anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi.

“Jo mirëmëngjesi, por alo prokuroria or vrasës”, e ka akuzuar ai, Ramën.

Në afërsi të Rrugës A një ditë më parë humbi jetën një punëtor në vendpunishte, pas rrëzimit të një vinçi.

Pas rastit, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli tha se përgjegjësia direkte për këtë bie mbi Inspektoratin Komunal dhe Komunën e Prishtinës. Ajo kërkoi llogaridhënie të menjëhershme dhe të pashmangshme.

E Rama ka thënë se vlerësimi i respektimit të standardeve të sigurisë është kompetencë e Inspektoratit të Punës në nivel qendror.